Shpërthim në Krujë, dëmtohet katër biznese

03 gusht 2023 | 10:28

Në orët e para të ditës së sotme (e enjte) Kruja është tronditur nga një shpërthim duke dëmtuar xhamat e katër bizneseve përreth.

Sipas policisë në Shqipëri, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Zim Zeneli” ndërsa lënda plasëse ka shpërthyer në asfalt.

“Më datë 3 gusht rreth orës 02:25, në rrugën ‘Zim Zeneli’, në asfalt, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e katër bizneseve përreth”, ka njoftuar policia.

Grupi hetimor është duke punuar për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./KP/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të martën, një e mitur është larguar nga shtëpia e…