Shpërthim në një anije ushtarake amerikane

13 korrik 2020 | 09:29

Të paktën 11 marinarë mbetën të plagosur pas një shpërthimi në bordin e një anije ushtarake në bazën detare amerikane në San Diego, raporton CNN.

Marinarët po marrin ndihmën mjekësore pas shpërthimit të ndodhur në USS Bonhomme Richard.

Me dhjetëra zjarrfikës u angazhuan për të vënë nën kontroll flakët që shpërthyen në anijen ushtarake.

Shkaqet e kësaj ngjarje janë ende të paqarta, ndërsa menjëherë kanë nisur hetimet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në dy javët e kaluara, 48 raste me coronavirus janë…