Shpërthim në një pronë në Pejë, dëmtohen dy vetura

24 korrik 2023 | 11:18

Mëngjesin e së shtunës, konkretisht në orën 04:30, raportohet se ka ndodhur një shpërthim para derës së oborrit në pronën e të dy viktimave meshkuj.

Si pasojë e shpërthimit përveç dëmeve materiale të dy veturave nuk raportohet për të lënduar.

Rasti është iniciuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Pejë 23.07.2023 – 04:30. Raportohet se ka ndodhur një shpërthim para derës së oborrit në pronën e të dy viktimave meshkuj kosovarë.

Si pasojë e shpërthimit përveç dëmeve materiale të dy veturave nuk raportohet për të lënduar.

Lidhur me rastin njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është informuar prokurori dhe rasti iniciohet si më lartë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ikjen e fuqisë punëtore të kualifikuar por edhe atë të…