Shpërthim në një restorant në Kinë, 31 viktima

22 qershor 2023 | 08:19

Të paktën 31 persona kanë humbur jetën në një shpërthim që ndodhi mbrëmë në një restorant në qytetin veriperëndimor kinez të Yinchuan.

“Një rrjedhje e gazit të lëngshëm të naftës (LPG) shkaktoi një shpërthim gjatë shërbimit të një restoranti”, sqarojnë mediat kineze, duke shtuar se shtatë persona të tjerë janë lënduar dhe po marrin trajtim intensiv.

Mësohet se njëri prej të plagosurve është në gjendje kritike. Dy të tjerë kanë pësuar djegie të rënda, ndërsa të tjerët kanë lëndime të lehta ose janë goditur nga copa xhami.

Pamjet nga televizioni shtetëror CCTV treguan më shumë se dhjetë zjarrfikës që vraponin teksa tymi i dendur dilte përmes një hapjeje të krijuar nga shpërthimi. Rruga, e cila është shtëpia e bizneseve të tjera të ngrënies dhe argëtimit, është e mbushur me mbeturina.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 20:40 të ditës së djeshme me orën lokale, në restorantin Fuyang Barbecue, i vendosur në një zonë banimi të kryeqytetit të rajonit autonom të Ningxia.

Tragjedia ndodhi në prag të Festivalit të Varkave të Dragoit, një ngjarje treditore për të cilën shumë kinezë mblidhen me familjen dhe miqtë. /a2cnn

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja e Greqisë në Beograd, Maria Levanti, tha se qëndrimi…