Shpërthime të fuqishme e të shumta afër Donetskut

05 qershor 2022 | 08:18

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS tha se pesë civilë u vranë dhe 20 u plagosën të shtunën si rezultat i shpërthimeve të shumta pranë qytetit Donetsk nga Forcat e Armatosura të Ukrainës.

Qyteti mbahet nga Republika Popullore e vetëshpallur e Donetskut, por rrallëherë bombardohet nga forcat ukrainase.

Zyrtarët ukrainas nuk kanë komentuar mbi shpërthimet.

DPR tha në kanalin Telegram se 10 raketa Grad ishin hedhur në lagjen Kirov të qytetit. Selia e Mbrojtjes Territoriale e DPR-së tha se “si rezultat i bombardimeve në Donetsk, numri i të plagosurve u rrit në 10 persona”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se artileria ruse ka “shkatërruar”…