Shpërthimi në tregun e kafshëve në Prizren, policia e shpall në kërkim të dyshuarin nga Gjilani

24 nëntor 2023 | 16:03

Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim të dyshuarin nga Gjilani për shpërthimin në tregun e kafshëve në Prizren, ku kanë mbetur të plagosur disa persona.

“Xhevdet Shaban Selimi i lindur më 23.03.1986 fshati Uglar/ Gjilan. Personi kërkohet  për veprën penale ‘Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, i cili ka ndodhur më 22.11.2023 në Prizren. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, ka njoftuar policia.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hysnije Haradinaj shpall të pavlefshme diplomën e shkollës së mesme…