Shpërthimi në veri, rasti cilësohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”

17 nëntor 2023 | 10:25

Një shpërthim ka ndodhur të enjten në veri të Mitrovicës, ku ka pasur vetëm dëme materiale.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku është theksuar se janë dëmtuar muret e një objekti dhe dritaret e një banese.

“15.11.2023 – 23:30-23:50. Është raportuar se më 16.11.2023 si pasojë e shpërthimit të një mjeti të dyshuar janë dëmtuar muret e një objekti dhe dritaret e një banese. Lidhur me rastin njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes për trajtim të mëtejmë të rastit”, thuhet në raportin e Policisë.

Sipas raportit të Policisë, rasti është cilësuar si “Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm”.

Po ashtu, thuhet se lidhur me rastin njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes për trajtim të mëtejmë të rastit.

Që nga 1 nëntori, rreth 2 mijë vetura me targa ilegale në Veri të Kosovës janë konvertuar në RKS.

Ministria e Punëve të Brendshme ditë më parë ka njoftuar se të gjitha personat që kanë automjete targa ilegale do të kenë mundësi të përfitojnë nga lehtësirat për regjistrim në targa RKS, deri më datë 1 dhjetor 2023.

Kjo përfshinë taksat doganore, taksën administrative në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, tarifën për targa dhe tarifën për pajisje me certifikatë të regjistrimit të Automjet.

Marrëveshja e Brukselit për lirinë e lëvizjes e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është arritur në vitin 2011 dhe ajo parashihte që në Kosovë të përdoren vetëm targat me shenjat RKS (Republika e Kosovës) ose KS (Kosovë, neutrale ndaj statusit).

Në marrëveshje thuhej se “si masë e përkohshme autoritetet e në Kosovë do të zgjasin vlefshmërinë e targave KS për një periudhë fillestare prej pesë vjetësh”.

Kosova dhe Serbia, në vitin 2016 sërish janë marrë vesh për vlefshmërinë e targave KS edhe për pesë vjet, që do të thotë se “afati i përdorimit” të tyre ka skaduar në vitin 2021.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, në vitin 2020 ka anuluar Udhëzimin administrativ për regjistrimin e automjeteve me targa KS, në mënyrë që ato të mos lëshohen më nga shtatori i vitit 2021.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë për targat, ashtu sikurse edhe për dokumentet personale, ka shkaktuar revoltën e serbëve në Veri të Kosovës, në fund të korrikut dhe në fillim të gushtit të vitit 2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të Programit…