Shpëtohet 84-vjeçari nga Prishtina që kishte rënë në një gropë

03 qershor 2023 | 10:17

Është gjetur 84-vjeçari, Sinan Duli, i cili ishte raportuar i zhdukur nga familjarët e tij gjatë ditës së djeshme.

Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, që ka publikuar edhe pamje nga momenti kur i moshuari është nxjerrë nga gropa.

84-vjeçari është gjetur rreth orës 22:30 në zonën te antena në lagjen “Kolovica” në Prishtinë, në një gropë.

Më pas, të moshuarin e kanë dërguar në me autoambulancë në Emergjencë të QKUK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një…