Shprehje e mbarësisë, dashurisë dhe bollëkut, çifti i sapomartuar ndjek traditat, të ftuarit u hedhin oriz me lopata | Video

18 shtator 2022 | 18:34

Shumë vende, përfshirë këtu Greqinë dhe Shqipërinë e kanë traditë që në dasma të hedhin oriz mbi çiftin e porsamartuar. Por në një dasmë në Greqi, të ftuarit dhe miqtë e çiftit i kanë kaluar pritshmëritë pasi kanë hedhur oriz me kova e lopata.

Pamjet e dasmës së zhvilluar në Greqi tregojnë çiftin e porsamartuar që dalin nga kisha për dore, ndërkohë që miqtë e tyre u hedhin orizin me kova, lopata dhe thasë. Miqtë e çiftit ishin kujdesur të kishin mjaftueshëm oriz aq sa për të “larë” të porsamartuarit.

Dasma është bërë virale në rrjetet sociale dhe pamjet janë publikuar edhe në media.

@christosvalmas #foryoupage #fy #fyp #greekwedding #viral #greecetiktok ♬ BIZCOCHITO – ROSALÍA

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gent Asani është 28-vjeçari, i cili u ekzekutua me plumb…