Vrasja e Gentit me plumb në kokë, rrëfehet i afërmi: Dola në ballkon nga zërat, e nëna qante pranë viktimës

18 shtator 2022 | 18:27

Gent Asani është 28-vjeçari, i cili u ekzekutua me plumb në kokë në oborrin e banesës së tij. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 19:30 të pasdites së të shtunës, ndërsa nuk dihen ende autori/ët e krimit.

Sipas dëshmitarëve, viktima ka qenë duke u kthyer në banesë kur rreth 10 metra larg portës së shtëpisë është qëlluar me armë zjarri në kokë. Ai u dërgua në spital, por nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

“Rreth orës 19:40 në SPB -Tetovës është raportuar se në Spitalin e Gostivarit “Ferid Murad” është sjellë 28-vjeçari G.A. nga Gostivari, i cili ka qenë i lënduar me një plagë hyrëse-dalëse me armë zjarri në kokë. Atij i është dhënë ndihma mjekësore, por i njëjti i’u nënshtrua plagëve të marra. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftoi policia.

Një familjar i viktimës, i cili ka qenë dëshmitar në vendngjarje, ka rrëfyer momentet e krimit.

Ai tha se i ndjeri kishte kontaktuar pak çaste përpara se të vritej me familjarët dhe më pas ka shkuar në shtëpi.

Por teksa ka qenë duke hyrë në oborr, 28-vjeçari është qëlluar me armë.

“Isha në shtëpi dhe papritur dëgjuam zëra nga shtëpia e viktimës. Dola në ballkon dhe pashë nënën e tij duke qarë pranë viktimës. Ai ishte i shtrirë për toke. Vrapuam dhe bashkë me disa persona të tjerë nxituam ta dërgojmë në Spital. Pasi e dorëzuam tek njësia e urgjencës, pak minuta më vonë na njoftuan që viktima nuk kishte shenja jete”, rrëfeu dëshmitari për Gostivari Sot.

Familjarët dhe të afërmit e tij janë shprehur se i riu ishte person i qetë dhe nuk kishte armiqësi me askënd.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjithnjë e më shumë detaje tronditëse po dalin në dritë…