Shqipëri dhe Britania nënshkruajnë marrëveshjen e ripranimit për shqiptarët e dëbuar

09 korrik 2021 | 12:43

Ministrja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Priti Patel, dhe ministri Brendshëm i  Shqipërisë, Bledi Çuçi, kanë nënshkruar sot marrëveshjen për ripranimin e shqiptarëve të dëbuar

Ministri Çuçi ka vlerësuar se kjo marrëveshje është e bazuar në modelin komunitar dhe vjen në përputhje me angazhimin e të dy vendeve për të frenuar migracionin e paligjshëm.

“Kjo marrëveshje e propozuar nga qeveria britanike pas daljes nga Bashkimi Evropian, është e bazuar në modelin komunitar dhe vjen në përputhje me angazhimin e të dy vendeve tona për të frenuar migracionin e paligjshëm. Përmes saj rregullohen procedurat e ripranimit dhe tranzitit në rastet e dëbimit të personave, hyrja ose qëndrimi i të cilëve është i paligjshëm në territoret e shteteve të tyre”, ka shkruar Çuçi në një postim në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Phoenix Suns fiton edhe finalen e dytë ndaj Milwaukee Bucks…