Shqipëri: Dy të vdekur si pasojë e një aksidenti me mjet bujqësor

10 prill 2024 | 16:39

Një incident i rëndë ka ndodhur në zonën e Fushë-Kuqes në Kurbin, ku për pasojë kanë humbur jetën 2 persona.

Sipas burimeve, bëhet me dije se incidenti ndodhi pasi mjeti bujqësor me të cilin po lëviznin dy personat, ra në kanal dhe ata u mbytën nga uji.

Mësohet se viktimë mbeti shoferi 60-vjeçar dhe një 21-vjeçar që ishte bashkë me të.

Ndërkohë Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /Euronewsalbania

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Joe Biden kritikoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu lidhur me…