Shqipëri: Shoqërohen në polici 40 protestues

14 prill 2019 | 12:49

Gjatë gjithë natës oficerët e policisë kriminale së bashku me disa prokurorë nga Prokuroria e Tiranës, kanë analizuar pamjet filmike të kamerave të sigurisë dhe ato të agjentëve të vëzhgimit në terren, për të identifikuar personat e përfshirë në akte dhune gjatë protestës së djeshme të opozitës.

Janë 40 personat e shoqëruar në polici, të cilët, sipas policisë, janë përfshirë në akte të dhunshme gjatë protestës së djeshme të opozitës.

Mësohet se është arrestuar 26-vjeçari Armando Gecaj, i cili është filmuar duke shpërndarë kapsolla te protestuesit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti i statistikave INSTAT ka dalë në përfundimin që një…