Shqipëria e mrekullueshme, siguron kualifikimin në Kampionatin Evropian

17 nëntor 2023 | 19:54

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka bërë mrekullinë duke e siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian “Euro 2024”, për herë të dytë në histori të saj. Kuqezinjtë një sukses të tillë e kishin arritur edhe në vitin 2016.

Deri të ky sukses i jashtëzakonshëm, Shqipëria erdhi pas barazimit ndaj Moldavisë me rezultat 1-1.

Në minutën e 25-të, Taulant Seferi në tentim për të dribluar në zonën e rreptësisë pengohet dhe gjyqtari kryesor akordon penallti, të cilën në gol e konvertoi Sokol Cikalleshi. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-1.

Pjesa e dytë ishte ashtu siç pritej, me Moldavinë e cila tentoi disa herë të gjente golin e barazimit, duke i vendosur kuqezinjtë shpesh në vështirësi. Shqipëria pati edhe një rast të mirë shënimi, por goditjen e Seferit e ndalen portieri moldav dhe shtylla.

Moldavia arriti të barazon rezultatin në minutën e 87-të, autor i golit ishte Vladislav Baboglos. Ky barazim i dërgon kuqezinjtë në Gjermani, në “EURO 2024”, për herë të dytë në histori në këtë kompeticion. Shqipëria ka bërë një rrugëtim perfekt në këto kualifikuese, duke u pozicionuar tashmë aktualisht në vendin e parë me 14 pikë.

/Veton ZYMBERI/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moldiva e ka barazuar rezultatin ndaj Shqipërisë. Vladislav Baboglo shënoi…