Shqipëria heq tarifat doganore për mallrat nga Kosova, Serbia dhe Maqedonia e Veriut

06 korrik 2022 | 13:38

Qeveria shqiptare ka vendosur që të heqë tarifat doganore për mallrat që kalojnë përmes pikave kufitare shqiptare të cilat e kanë origjinën e tyre nga Serbia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Vendimi vjen në vazhdën e angazhimeve të vendit në procesin e “Ballkanit të hapur” dhe ndihmën që shtetet anëtare duhet t’i japin njëra-tjetrës në krizën e çmimeve të larta.

Edhe pse Kosova nuk është pjesë e kësaj nisme, Ministria e Financave ka vendosur përjashtimin e saj në bazë të marrëveshjeve që dy vendet kanë për heqjen e barrierave doganore me njëra- tjetrën.

Tarifat për parkimin e automjeteve, shtypshkrimin ose vulosjen e mallrave dhe peshimin e tyre do të bëhen zero.

Tarifat aktuale janë 6 euro për parkimin, 7 euro lekë për peshimin dhe 50 cent për vendosjen e plumbçes doganore.

Për një kamion që kalon mallrat nga pikat kufitare shqiptare kostot do të jenë afërsisht 14 euro më të ulëta se më parë.

Në pjesën e parë të këtij viti, importet e vendit tonë në Serbi arritën 100 milionë euro, sa gjysma e mallrave që eksportojmë në këtë shtet.

Kosova është një nga burimet kryesore ku biznesi shqiptar shet mallrat. Për periudhën janar maj, eksportet drejt Kosovës arritën 132 milionë euro, ndërsa importuam 49 milionë euro.

Në Maqedoninë e Veriut, Shqipëria bleu 55.2 milionë euro mallra dhe shiti 62 milionë euro./Euronews/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët Mefail Bajqinovci dhe Arbër Rexhaj, kanë vizituar sot në…