Shqipëria, kundër qëndrimit të BE-së! Nuk voton deklaratën e Brukselit pasi nuk përmendet sulmi terrorist në veri

27 shtator 2023 | 15:47

Shqipëria nuk e ka dhënë votën pro një deklarate të cilën Bashkimi Evropian (BE) e ka përgatitur për çështjen e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Deklarata ishte hedhur për t’u votuar më 19 shtator me titull: “Dialogu Prishtinë-Beograd, deklaratë e përfaqësuesit të lartë në emër të bashkimit Evropian në pritshmëritë nga Serbia dhe Kosova”, raporton “Top Channel”.

Përmes kësaj deklarate e cila duhet të merrte aprovimin e të gjitha vendeve anëtare të BE-së, përfshirë edhe vendet kandidate siç është Shqipëria, kërkohej që në emër të Bashkimit Evropian që palët në këtë dialog të “vijojnë përfshirjen konstruktive në mirëbesim dhe zbatimin e propozimi të BE-së”.

Nga Italia, ku ndodhet për një vizitë zyrtare, kryeministri Edi Rama, ka dhënë këtë shpjegim se përse Shqipëria, ka vendosur të mos jetë në linjë me BE-në, siç ka ndodhur në të shkuarën. “Ky qëndrim lidhet me faktin se deklarata e BE-së është një deklaratë që nuk ka problem në vetvete, pasi adreson gjithçka që është thënë më parë nga përfaqësuesi i lartë Borrell, lidhur me detyrimet e Kosovës, në raport me dialogun, por ka një problem të madh që nuk i përgjigjet realitetit të ditëve të fundit”, ka thënë Rama.

Kryeministri Rama, ka treguar se cilat janë pritshmëritë e Shqipërisë nga BE-ja, në një kohë kur Serbia ka mbajtur një ditë ziee për katër terroristët e vrarë të dielën. “Deri në momentin kur nuk do të ketë një deklaratë të dytë të Bashkimit Evropian, për të vendosur me drejtësi një gjykim për ditët e fundit, ne nuk do të linjëzohemi me deklaratën e parë”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata Joqeveritare “Aktiv” ka mbajtur konferencë për transparencën e administratës…