Shqipëria mposhtet nga Anglia

28 mars 2021 | 19:49

Kombëtarja e Shqipërisë e ka humbur ndeshjen e dytë n2 kualifikueset për Kupën e Botës.

Kuqezinjtë në Tiranë janë mposhtur nga Anglia me rezultat 0-2. Golin e parë e shënoi kapiteni Harry Kanë në minutën e 38-të, kurse për 0-2 u përkujdes Mason Mount në minutën e 63-të.

Pavarësisht humbjes paraqitja e Shqipërisë ishte e mirë në ketë ndeshje ku patë edhe dy raste shënimi, por që nuk arriti t’i konkretizojë në gol.

Nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Suedinë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Shqipërisë e ka pranuar edhe golin e dytë…