Shqipëria mposhti Hungarinë

05 shtator 2021 | 20:03

Kombëtarja shqiptare luan bukur, fiton dhe i jep fund “makthit” përballë një Hungarie që nuk kishte fituar asnjëherë. Kuqezinjtë arritën të merrnin një triumf të merituar 1-0 në “Elbasan Arena” kundër hungarëzeve.

Reja i buzëqeshi zgjedhjeve të tij, teksa Uzuni dhe Nedim Bajrami ishin ndër më të mirët në fushë. Futbollisti i Empolit krijoi një mundësi mjaft të mirë nga distanca në pjesën e parë. Kumbulla konfirmoi momentin aspak të mirë, duke humbur një rast me portën thuajse të boshatisur.

Etrit Berisha neutralizoi dy kërcënimet e vetme të hungarëve që vuajtën shumë presionin e kuqezinjve. Në fraksionin e dytë pavarësisht zëvendësimeve, Qzim Laçi justifikoi më së miri besimin e trajnerit duke shërbyer një asist për Çekiçin, or dhe duke qenë protagonist në disa raste të tjera.

Kur dukej se ndeshja do të shkonte drejt barazimit. Del në skenë bomberi Armando Broja, i cili lëshon një silurë të vërtetë në hyrjet të zonës 3 minuta nga fundi i ndeshjes. Topi shkoi në cepin e portës, atje ku këtë herë nuk kishte asnjë që ta ndalte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një veturë e tipit Golf II është djegur dje në…