Shqipëria ngjitet në renditjen e FIFA-s

26 tetor 2023 | 13:44

Kombëtarja shqiptare është ngjitur në renditjen e FIFA-s për muajin tetor.

Pas fitores me Çekinë me rezultatin e thellë 3-0 dhe asaj me Bullgarinë, në miqësoren e përfunduar me rezultatin 2-0, kuqezinjtë kanë fituar tri  pozicione dhe renditen në vendin e 59-të.

“Kombëtarja shqiptare është ngjitur me tre vende në renditjen e FIFA-s për muajin tetor. Pas fitoreve me Çeke dhe Bullgarinë, kuqezinjtë pozicionohen në vendin e 59-të”, ka njoftuar Federata Shqiptare e Futbollit (FShF).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndodhet në Bruksel ku do…