
Shqipëria rrit kontributin e saj në KFOR
06 shkurt 2023
| 16:16
Shqipëria ka rritur kontributin e saj në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.
Lajmin e ka bërë me dije presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. Ai ka thënë se Shqipëria do të jetë edhe në krahë Ukrainës.
“Shqipëria mbetet e angazhuar në misione dhe operacione të NATO-s, ka rritur kontributet për vitin 2023 në KFOR, dhe është e gatshme për rritjen e tyre nëse do të jetë e nevojshme. Shqipëria qëndron në krah dhe do vijojë të mbështesë Ukrainën”, ka shkruar Begaj në “Facebook”.