Shqipëria sot prezanton trajnerin Edy Reja

17 prill 2019 | 12:03

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar një konferencë për shtyp sot (e mërkurë) me presidentin e FShF-së, Armand Duka, e cila do të mbahet në orën 15:00 në ambientet e federatës.

Kjo konferencë do të mbahet për ta prezantuar trajnerin e ri të ekipit kombëtar të futbollit, Edy Reja, që do ta zërë vendin e Christian Panuccit, i cili u shkarkua pasi humbi ndeshjen e parë kualifikuese të “Euro 2020” me Turqinë.

Mediet italiane kanë raportuar se trajneri i ri i kombëtares kuqezi do të ketë edhe një ndihmës italian, ndërsa kontrata fillestare mund të nënshkruhet deri në përfundim të këtij viti, me të drejtë rinovimi, nëse Shqipëria përfundon me sukses kualifikueset e “Euro 2020”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në takimin e Forumit të nivelit të lartë për koordinimin…