Shqipërim Arifi: Shqiptarët në Luginë i përçau Albin Kurti me Shaip Kamberin dhe Ardita Sinanin

09 dhjetor 2023 | 23:41

Kryetrari i Preshevës, Shqipërim Arifi ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se i ka përçarë shqiptarët në Luginë.

Ai ka përmendur edhe emrat e Shaip Kamberit dhe Ardita Sinanit.

Sipas tij, këta kanë ndikuar që shqiptarët në Luginë të përçahen.

“Edhe tani në 2023 ky unifikim i shqiptarëve nuk ka mundur që të ndodhë. Kushdo qoftë që na dëgjon tani duhet ta kuptojë. Shqiptarët e Luginës nuk janë të përçarë por na kanë përçarë, edhe në këtë rast na kanë përçarë kryeministria e Kurtit dhe askush tjetër. Kjo është fatkeqësia më e madhe.

Pra edhe në 2022 edhe tani në Ministrinë e Jashtme (të Shqipërisë) kemi pasur një qasje që ka dashur të unifikojë prapë shqiptarët, por ndërhyrja e Prishtinës, pra e Kurtit me disa aktor lokal siç është Shaip Kamberi, siç është edhe Ardita Sinani e kanë bërë të pamundur që të ketë një impakt unifikues Tirana në këto zgjedhje”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se një javë nga krimi që tronditi Kosovë,…