Jabllanica, vendi ku u thye miti i ushtrisë jugosllave

17 maj 2026 | 23:00

Shkruan: Ethem Çeku

Jabllanica ishte një nga fshatrat që, që nga vitet ’90, u shndërrua në një qendër të fuqishme të rezistencës kundër pushtuesit jugosllav. Ajo u bë një nyje e rëndësishme e gueriles shqiptare, ku familja e gjerë Brahimaj e Zenelja dhe i gjithë fshati u ngritën si luftëtarë të çmuar për çlirimin e Atdheut.

Së bashku me familjen Haradinaj dhe me frymën e sakrificës së familjes Jashari, ata ndërtuan filozofinë e qëndresës dhe të solidaritetit kombëtar askush të mos mbetej pa e ndihmuar UÇK-në. Në atë luftë të shenjtë u ngritën burra dhe gra, djem e vajza, duke e kthyer Jabllanicën në simbol të sakrificës dhe të lirisë.

Çlirimi i Jabllanicës ishte një moment historik, sepse aty filloi të thyhej miti i pathyeshmërisë së ushtrisë jugosllave. Në vijat e frontit, Ramush Haradinaj po dëshmonte trimëri dhe udhëheqje të jashtëzakonshme, ndërsa familja Jashari ishte bërë simbol i pavdekshëm i sakrificës për lirinë e Kosovës.

Familje të tëra dhanë bijtë e tyre për lirinë e Kosovës. Sakrifica sublime e nënës shqiptare, e cila i mbulonte me flamur tre djemtë e vrarë në luftë, mbetet një nga pamjet më të dhimbshme dhe më madhështore të historisë sonë kombëtare.

Prandaj, lufta për liri ishte dhe mbetet e shenjtë.

Lavdi dëshmorëve të Jabllanicës dhe të gjithë dëshmorëve të kombit. Përulje të thellë para familjeve të dëshmorëve.

Maji i bekuar i çlirimit të Jabllanicës do të mbetet përgjithmonë në kujtesën historike të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Visar Ymeri ka komentuar zhvillimet e fundit rreth incidentit…