Shqiprim Arifi shërohet nga Covid-19

22 nëntor 2020 | 20:20

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, është shëruar nga infektimi me koronavirus.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”. “Pa ekzagjeruar, mund t`ju them se kam kaluar një sfidë shëndetësore si kurrë më parë, madje ishte një konfrontim dhe luftë për jetë a vdekje. Në një moment të heshtjes, kërkoj nga ju t`i përkujtojmë të gjithë ata që kanë humbur jetën nga kjo pandemi globale dhe të lutemi për vëllezërit, motrat, prindërit, miqtë tanë që tani në këto momente sfidohen nga koronavirusi”, ka shkruar Arifi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hendbollisteve të Istogut u ka munguar fati për të kaluar…