Shqiptar Demaçi: Zgjedhjet e 6 tetorit, fitore absolute e popullit të Kosovës

10 tetor 2019 | 12:48

Ish-kandidati për deputet nga radhët e Parisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shqiptar Demaçi ka thënë se pa marrë parasysh rezultatin personal, zgjedhjet e 6 tetorit janë fitore absolute e popullit të Kosovës.

“Falënderim të gjithë atyre që kanë besuar në mua dhe për lobimet e tyre me iniciativa spontane e me vullnet gjatë fushatës së zgjedhjeve nacionale 2019. Për mua këto zgjedhje janë fitore absolute e popullit që e do Kosovën pa marrë parasysh rezultatin tim final si kandidat për deputet! P.S. pak si hajgare tash, e kisha lutë themeluesin e FB Zuckerbergun që për nevoja tona autoktone ta fus edhe simbolin emotikon: ua dushi zemrën”, ka shkruar Demaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Merita…