SHQIPTARËT E AMERIKANIZUAR DHE TË MBETUR SHQIPTARË

02 mars 13:57

Në Amerikë ka shumë shqiptarë që nuk janë integruar mirë dhe sukseset në shkollim e gjetiu lënë shumë për t’u dëshiruar.

Në anën tjetër kemi shumë shqiptarë të cilët çdo dit na bëjnë krenarë me të arriturat e tyre, me suksese të jashtëzakonshme në fusha të ndryshme si:  biznes, shkencë, art, kulturë etj.

Ne sot këtu takojmë në çdo hap mjek shqiptarë (shumë të zot), profesorë, arkitektë, inxhinierë, biznesmenë, shkrimtarë, policë, ushtarak dhe falë këtyre njerëzve të suksesshëm komuniteti jonë, shqiptarë ne Amerikë është i mirë organizuar dhe shkëlqen në fusha të ndryshme.

Veç kësaj komuniteti jonë shquhet edhe për bamirësi. Këta njerëz janë të amerikanizuar me amerikanët por kanë mbetur krejt shqiptarë në mendje, shpirt e zemër.

Një ndër rastet e suksesit janë edhe familja Rudaj nga treva jonë shqiptare e Malit të Zi.

Të ardhur para më shumë se pesëdhjetë viteve në Amerikë (në moshë krejt minore ) të rritur nga dy prindër tejet punëtorë me frymëmarrje krejt shqip.

Sot vëllezërit Rudaj dhe pasardhësit e tyre i gjënë kudo: në biznes, në shkollë, në polici, në sport. Janë shqiptarë të amerikanizuar dhe të mbetur ende shqiptarë. Flasin mirë shqip, e kujtojnë çdo ditë të djeshmen e tyre pa asgjë, janë të lidhur shumë me vendin dhe përditshmërinë e atjeshme. Janë humanë dhe i gjënë në çdo aktivitet bamirës për kudo në shqiptari me shuma të mëdha parash.

Njëri ndër vëllezërit Rudaj; Zef Rudaj udhëheqë me dy biznese familjare. Me CHAR dhe FLAMES Steakehouse. Ndërsa në këtë përshkrim theks të veçantë dua t’i kushtoj ‘Flames’.

‘Flames’ ndodhet në njërën ndër zonat më të pasura të Nju Jorkut, në Briarcliff Manor NY.

Flames është bërë “magje“ për shumë shqiptarë të cilët aty e sigurojnë ekzistencën dhe mirëqenien e tyre familjare si dhe mundësinë për të mbështetur të afërmit në vendlindje. Në ‘Flames’ ndihesh si në shtëpinë tënde. Aty pronari dhe punëtori duken të njëjtë. Punëtorët trajtohen dinjitetshëm.

Në këtë restorant të klasit të lartë të dizajnuar për mrekulli me një ushqim dhe shërbim të jashtëzakonshëm mund të takosh figura të larta politike shtetërore, shkrimtarë me famë botërore, (në cilësinë e mysafirëve të rregullt  i sheh djemtë e ish-presidentit amerikan Donald Trampit) por për asnjë moment nuk anashkalohet fryma dhe tradita shqiptare.

Nganjëherë pjesa dërmuese e mysafirëve janë shqiptarë dhe shkëmbejnë përshëndetje të ngrohta vëllazërore mes vete, shkëmbejnë pije ndërsa pronari Zef Rudaj si zot shtëpie tipik shqiptar shkon te secila tavolinë, për t’i përshëndetur e për t’i falënderuar për respektin e treguar dhe vlerësimin  e restorantit të tij.

I porositë kamerierët një shishe verë ketu, një rend pije atje, tek ajo tavolina kafe dhe ëmbëlsira, te ajo tjetra pak ushqim ekstra dhe në fund e gjen pranë kompjuterit duke zbritur llogaritë e gati secilës tavolinë dhe edhe kur e sheh që po humbë shumë para me këtë gjest, ai qetësisht thotë”: Duhet, jemi shqiptarë!

Në “Flames” i gjeni ushqimin, ambientin, shërbimin e mbi të gjitha mikpritjen, prandaj ia vlen ta vizitoni dhe të bindeni se aty është shtëpia jote. Flames Bar & Grill  Briarcliff Manor NY.

Shpend Gjocaj, NY

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka shkruar sot në…