Shqiptarët e Kosovës që janë duke qëndruar pa autorizim në këto 7 shtete shpejt mund të kthehen në atdhe

20 gusht 2022 | 00:07

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur sonte mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar tetë vendime.

Sipas njoftimit, shtatë vendime janë miratuar me propozimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, për nismat për lidhje të marrëveshjeve ndërkombëtare për ripranimin e personave që qëndrojnë paautorizim në ato vende, si në vijim:

Po ashtu, është aprovuar edhe vendimi për aprovimin e nismës për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi ripranimin e personave, që qëndrojnë pa autorizim.

Vendimin për aprovimin e nismës për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Çadit mbi ripranimin e personave, që qëndrojnë pa autorizim.

Vendimin për aprovimin e nismës për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Polonisë mbi ripranimin e personave që qëndrojnë pa autorizim.

Vendimin për aprovimin e nismës për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Portugalisë mbi ripranimin e personave, që qëndrojnë pa autorizim.

Vendimin për aprovimin e nismës për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Libisë mbi ripranimin e personave, që qëndrojnë pa autorizim.

Vendimin për aprovimin e nismës për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar mbi ripranimin e personave, që qëndrojnë pa autorizim.

Vendimin për aprovimin e nismës për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Bregut të Fildishtë mbi ripranimin e personave, që qëndrojnë pa autorizim.

Po ashtu, është miratuar vendimi për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme për realizimin e projekteve infrastrukturore për interes publik, zonat kadastrale Jesenovik i epërm dhe Banjë, Zubin Potok, Komuna Zubin Potok dhe zonat kadastrale Bistricë dhe Koshtovë, Komuna Leposaviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politologu Albinot Maloku, në një postim në Facebook, ka thënë…