Shqiptarët janë aktualisht të pafuqishëm për ta bërë bashkimin kombëtar

16 prill 2021 | 20:17

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, ka thënë që shqiptarët nuk e kanë aktualisht forcën për ta realizuar bashkimin kombëtar.

“Tezat për ndryshim territoresh, kufijsh, skicat e të tjera kanë qarkulluar edhe për Kosovën. Ju e dini para pak kohës ishte aktivizuar nëpërmjet Vuçiqit, Thaçit dhe Edi Ramës për shkëmbim territoresh ose për ndarjen e Kosovës, ose njëfarë rikonfigurimi për të arritur një marrëveshje përfundimtare finale, dhe unë kam qenë kundër një teze kundër interesit shtetëror të Kosovës, por edhe kundër atyre kombëtare shqiptare.”

“Sepse në momentin e tanishëm, në kontekstin dhe raportin e forcave që ekzistojnë e kam parasysh raportin e fuqive ndërkombëtare, as ne, as Shqipëria, as Kosova, por edhe në përgjithësi shqiptarët në rajon nuk janë aq të fuqishëm sa të realizojnë këtë projekt madhor që ekziston që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit”, ka thënë Lauka për Klan Kosova.

Sipas Laukës, është shumë e rëndësishme që shqiptarët t’i njohin arritjet e tyre që nga fundi i Luftës së Ftohtë, mes tyre edhe pavarësinë e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për vite me radhë, ekspertët kanë rekomanduar njerëzit që në…