Shqiptarët në Amerikë me iniciativë për ngritjen e shtatores së Adem Demaçit në Nju Jork

25 shtator 2018 | 09:22

Anëtarët e Këshillit Inicues “Adem Demaçi në Shtatore”,  në Nju Jork kanë mbajtur mbledhjen e parë, ku dhe publikisht kanë shpalosur projektin e tyre për vendosjen e shtatores së Adem Demaçit në Nju Jork të SHBA-së.

Në këtë mbledhje të shqiptarëve në Amerikë, është thënë se shtatorja e veprimtarit të çështjes kombëtare do të ishte identiteti i tyre, duke kërkuar që kjo ide të realizohet, transmeton “Klan Kosova”.

Këshilli iniciues “Adem Demaçi në Shtatore”, ka njoftuar se do të dorëzojë kërkesën e tyre tek autoritetet amerikane për ngritjen e shtatores së Adem Demaçit në Nuk Jork.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është e përkushtuar ta rrëzojë…