Shqiptari ekspozohet në Tiktok, bie në grackën e shtypit anglez

24 korrik 23:37

Tablodi i madh britanik Daily Mail, ka botuar rastin e një emigranti shqiptar 19-vjeçar të sapoardhur me gomone nga Franca në Angli, i cili është vetë ekspozuar në mediat sociale dhe ka treguar sesi i ka shpëtuar autoriteteve britanike të emigracionit nga kampi ku e mbanin dhe me pas tregon sesa e lehtë është të mbërrish në ishull.

Daily Mail njihet për qëndrimin e tij të fortë editorial kundër emigracionit dhe nuk lë rast pa shkruar ne favor të shtrëngimit të masave ndaj të huajve që vijnë në ishull ilegalisht.

Kësaj radhe,  si në shume raste të mëparshme, gazeta shkruan për rastin e një shqiptari 19 vjeçar të quajtur , Elvis Zoto, i mbërritur me gomone muajin e kaluar në Angli përmes kanalit te La Manshit apo English Channel, i cili ka rënë në grackën e gazetarëve të saj investigative, ku shqiptari vetë mburret për atë sesa lehtesisht  i ka ikur autoriteteve të emigracionit, të cilët nga një kamp refugjatësh e kishin sistemuar në një hotel.

Ka qenë vetë emigranti shqiptar që në mediat sociale është vetë ekspozuar se ka hyrë ilegalisht në Angli, madje ka postuar edhe një formular regjistrimi  të Home Office që tregon se ai ka mbërritur në Dover në 29 qershor. Në një video në Tik Tok-un e tij, Zoto, shfaqet i ulur në një kafene në një rrugë të frekuentuar të Londres, me emojies që tregojnë buzëqeshjen dhe në imazhe të tjera poston tufa me kartëmonedha 20 dhe 50 sterlianshe, raporton Daily Mail.

Emigranti shqiptar është kontaktuar nga një gazetar i Mail On Sunday që është hequr si emigrante në France, ku Zoto ka pretenduar se udhëtimi për në Britani ka qenë i lehtë, por i ka këshilluar “të nxitojnë me udhëtimin sepse ligji do ndryshoj shpejt”.

I pyetur për rreziqet e udhëtimi nëpër La Mansh me gomone apo varka, ai ka thënë ”mos kini frikë. Unë mbrita me gomone, një udhëtim që nuk kërkon shume para. Ne kamp të mbajnë dy ditë dhe pastaj të lirojnë e të çojnë në hotel. Thuajuni autoriteteve që je i martuar dhe mbaron historia. Une u largova nga dritarja. Zhdukuni për ndonjë muaj dhe mos u njeni e pas një muaji gjeni një avokat emigracioni”, citohet Elvis Zoto nga tabloidi britanik Daily Mail.

Një zëdhënës i Home Office ka deklaruar për gazetën se “ nëse  ndonjë azil- kërkues  kalon në të zezë përpara marrjes së vendimit ose nëse nuk zbatojnë  procesin, kërkesa e tyre për azil mund të tërhiqet”.

Gjate viteve të fundit është e disata herë që emigrantë shqiptarë në mediat sociale vetë ekspozohen dhe tregojnë historitë e tyre të ardhjes, qëndrimit dhe jetës ne Angli, shpesh me foto a video me shuma të mëdha kartëmonedhash, të cilët kanë rënë preh e gazetarisë investigative britanike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KRU - Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, duke filluar nga…