Shqiptarja pozon me bikini në rezidencën e Pablo Escobar në Meksikë

27 janar 2021 | 14:31

Këngëtarja e njohur shqiptare, Samanta Karavella ndodhet me pushime në  Meksikë.

Ajo po shijon diellin e rërën e Tulumit në Meksikë, ndërsa në vendin tonë është akoma ftohtë. Samanta ka publikuar për fansat disa fotografi mjaft provokuese në bikini në rezidencën e Pablo Escobarit, duke vënë në pah linjat trupore.

Në një imazh të fundit, këngëtarja u shfaq në të zeza, teksa pozonte pranë një ambienti me lule dhe shkurre.

Fotografitë në fjalë kanë marrë pëlqime e komente të shumta nga ndjekësit, shumë nga të cilët e kanë komplementar për linjat e trupit.

U bë kohë që nuk e shohim Samantën me projekt të ri muzikor, ndërsa e kemi parë vetëm me foto të reja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti Evropian ka ndarë certifikata për nxënësit e Gjimnazit “Gjergj…