Shtatë mijë vizitorë për shtatë muaj vizituan shpellën e Gadimes (Video)

21 korrik 2019 | 13:15

Shpella e Gadimes vazhdon të mbetet një nga atraksionet turistike kryesore të vendit, ku për shtatë muajt e parë të vitit, kjo shpellë ka pritur afër 7 mijë vizitorë.

E vizitorët tashmë i janë shtuar edhe më shumë, meqë shumë mërgimtarë që kanë ardhur për pushime preferojnë që një ditë ta kalojnë në shpellën e mermertë.

Shpella e Gadimes me të gjitha elementet e saj çdo ditë e më shumë po tërheq numër të madh të vizitorëve edhe nga jashtë Kosovës, të cilët duan që nga afër ta shohin këtë shpellë të mermertë që është e vetmja në Evropë e llojit të tillë.

E diela për ciceronin e kësaj shpelle, Fatmir Bytyçi është tejet e ngarkuar me punë, pasi ai për shumë grupe gjatë gjithë ditës jep shpjegime.

Një numër i madh i vizitorëve i shkojnë nga mbrapa për parë të gjitha figurat që ai i shpjegon.

Vendi i parë ku ndalen është “Fontana e Dëshirave”, ku vizitorët gjuajnë monedha me bindjen se dëshirat do t’iu plotësohen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jennifer Hudson ka arritur një marrëveshje kujdesi me ish të…