Shtatë nëndegë të PDK-së nga Përdrinia e Prizrenit mbështesin rikthimin e Fatmir Limajt

09 maj 2026 | 23:05

Përfaqësues të shtatë nëndegëve të Partia Demokratike e Kosovës nga rajoni i Përdrinisë së Prizrenit ia kanë drejtuar një kërkesë kryetarit të partisë, Bedri Hamza, për rikthimin e Fatmir Limaj në gjirin e PDK-së.

Në kërkesën e tyre, ata theksojnë se rikthimi i Limajt do të ishte në interes të forcimit të partisë, unitetit politik dhe rritjes së besimit të elektoratit në frymën e bashkëpunimit dhe të përbashkëtës politike.

Kjo iniciativë është mbështetur nga përfaqësuesit e nëndegëve të PDK-së në Piranë, Randobravë, Zojz, Medvec, Landovicë, Arbanas dhe Krushë të Vogël.

Dokumenti është nënshkruar nga Skender Elshani, Hazer Shala, Durak Thaçi, Bislim Krasniqi, Nagip Morina, Bexhat Bytyçi dhe Jetson Zylfiu, në cilësinë e përfaqësuesve të nëndegëve të PDK-së nga Përdrinia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Detaje të reja kanë dalë nga incidenti i rëndë që…