Ky është i dyshuari që bëri kaos në Emergjencën e QKUK-së dhe kafshoi policin gjatë arrestimit

09 maj 2026 | 22:48

Detaje të reja kanë dalë nga incidenti i rëndë që ndodhi mëngjesin e së premtes në Emergjencën e QKUK-së në Prishtinë, ku një person i dyshuar për sjellje agresive ndaj stafit mjekësor përfundoi duke sulmuar edhe zyrtarët policorë, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.

Burimet bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Valon Murtezin (32-vjeçar), i cili kishte përfunduar në Emergjencë për trajtim mjekësor pasi paraprakisht kishte pësuar aksident trafiku në Prishtinë.

Sipas informatave, gjatë trajtimit ai dyshohet se ndodhej nën ndikim të alkoolit dhe kishte nisur të shfaqte sjellje agresive ndaj stafit mjekësor.

Situata eskaloi edhe më shumë kur Policia intervenoi për ta qetësuar dhe shoqëruar në stacion.

Sinjali mëson se gjatë arrestimit, i dyshuari ka kundërshtuar urdhrat policorë, ka bërë rezistencë aktive dhe ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.

Njërin prej policëve, sipas burimeve, ai e ka kafshuar në dorë, duke i shkaktuar lëndime trupore, ndërsa edhe polici tjetër ka marrë lëndime në duar gjatë intervenimit.

Pas arrestimit dhe intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit të Shtetit, Valon Murtezi është dërguar në Qendrën e Ndalimit. Rasti po hetohet si “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se konflikti në Ukrainë…