Shtatë pacientë me Covid nga Shqipëria po trajtohen në spitalin e Gjakovës

21 nëntor 2021 | 10:53

Në Spitalin e Përgjithsëm të Gjakovës, në trajtim spitalor nga Covid-19, janë 7 pacientë nga Shqipëria.

Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), në trajtim mjekësor janë 42 pacientë, prej tyre 12 të konfirmuar me Covid-19 dhe 32 të tjerë post-covid.

Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë, kurse nuk ka pacientë në mjekim intensiv.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 3 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë, post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë
Spitali i Gjakovës, 7 pacientë
Spitali i Pejës, 2 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre aeroplanë nuk po arrijnë të aterojnë në Aeroportin Ndërkombëtar…