Tre aeroplanë nuk po arrijnë të aterojnë në Aeroportin e Prishtinës

21 nëntor 2021 | 10:47

Tre aeroplanë nuk po arrijnë të aterojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, mëngjesin e sotëm.

Gazeta Express ka kontaktuar me zëdhënësen e aeroportit Valentina Gara, për të mësuar asryen e mosaterimit të tyre.

Gara tha se vonesa po ndodh për shkak të mjegullës, por shpejt pritet të arrihet dukshmëria për aterim.

“Kemi disa vonesa të vogla për shkak të mjegullës, por pritet që shumë shpejt të arrihet dukshmëria e duhur për aterim”, tha Gara.

Kujtojmë se për ditën e sotme është parashikur mëngjes me mjegull.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Tiranë, ka vazhduar tendenca e shtrenjtimit të apartamenteve edhe…