Shtatë të lënduar në aksidentin në rrugën Prishtinë – Gjilan

14 prill 2021 | 20:38

Shtatë të lënduar kanë mbetur në një aksident që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Gjilan, saktësisht në fshatin Kishnicë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 19:00, ku ishin të përfshira dy vetura.

Kështu ka thënë për Klan Kosova Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 19:00 në rrugën Prishtinë Gjilan, saktësisht në fshatin Kishnicë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore ku janë të përfshira dy vetura. Si pasojë shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Federal ka vendosur për relaksimin e masave edhe pse…