Shtëpia e tyre i ngjason një kopshti të vogël/ Çifti nga Tropoja ka 7 fëmijë

23 gusht 2020 | 19:02

Ajlin Alfredaj është 29-vjeçarja nga Tropoja, e cila ka 7 fëmijë. Shtatzënitë nuk e kanë penguar atë të rritet profesionalisht dhe momentalisht punon si juriste.

Ajlin ka përfunduar dy universitete, një për drejtësi dhe një për edukim fizik, ndërsa këtë vit ka në plan të bëjë një master të dytë.

Ajlin bashkëshorti i saj Fredi dhe 7 fëmijët jetojnë në Fierzë të Bajram Currit. Ajo ka dhënë një intervistë ku tregon se ka 3 palë binjake dhe 1 tek. Binjakët e parë janë Rei dhe Rea 9 vjeç. Binjaket e dyta janë Ajseli dhe Selma që mbushin 6 vjeç. Ajla dhe Amelia janë binjaket e treta që mbushin 5 vjeç, dhe Kenza është 3 vjeç.

Ajo ka rrëfyer se sfidën për rritjen e fëmijëve nuk do e kishte përballuar dot pa mbështetjen e bashkëshortit të saj Alfredit ndërsa e bukura e kësaj familje është harmonia dhe lumturia që reflektojnë.

Çifti duket se nuk mendon të ndalet këtu pasi sipas tyre djalit, Rei i duhet një vëlla.


https://joq-albania.com/artikull/775958.html?5#fotogaleriStart

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Biznesmenja e njohur, Paris Hilton, ka folur për gjëra të…