
SHTEPIA JONË NË CERNICË VENDVOTIMI I PARË ANTISERB NË ZGJEDHJET E LIRA DEMOKRATIKE
Ismet Sylejmani
Sot më 24 Maj 2022, bëhen 30 vjet nga mbajtja e zgjedhjeve të para në Kosovë, për President dhe për deputet në Kuvendin e Kosovës!
Njera nga vendet ku u votua më 24 Maj 1992, në zgjedhjet për Presidentin dhe Kuvendin e Kosovës , ishte edhe në shtepia jonë në fshatin Cernicë!
Votimi atëherë ishte ngjarje e madhe dhe aktivitet themelor politiko-patriotik-kombetarë, por edhe ishte përcaktim i qartë i qëndrimit antiserb!
Në familjen tonë për atë ngjarje të madhe kombëtare kishte unanimitet të plotë vendosmërie e vendim i padiskutueshëm, pavarësisht pasojave dhe vuajtjeve që mund të pësonim nga milicia dhe strukturat tjera pushtuese të regjimit serb në Kosovë!
E kishim për nderë që shtëpia jonë të ishte një nga bazat ku do të bëhej votimi i parë demokratik për Presidentin Ibrahim Rugova dhe për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që ishte nën patronatin e partive politike shqiptare, që vepronin për Republikën e Kosovës, për Pavarësinë e Kosovës nga Serbia pushtuese dhe opcioni i tretë bashkimi me Shqipërinë!
Shtëpia jonë në Cernicë të Gjilanit ishte edhe njëra nga bazat e sigurta ku u zhvillua aktivitet i dendur politik, demokratik, ilegal dhe ushtarak çlrimtarë!
Këtë shkrim të shkurtë po e bëj në nderim të 30 vjetorit, të asaj ngjarje që ishte aktivitet themelor i votimit për President dhe deputet të Parlamentit të parë Demokratik të Kosovës!
Shtepia jonë ishte jo vetëm vendvotim zgjedhor dhe bazë çlirimtare, ajo ishte edhe baza e madhe e luftës dhe aktivitetit të madh ilegal për liri e çlirim të Atdheut nga Serbia pushtuese!
Prishtinë, 24.05.2022