Kafexholli përshëndetet me skuadrën Stans, kalon te Spono Eagles

24 maj 2022 | 11:58

Portierja nga Kosova, Venera Kafexholli, ka vendosur për hap të ri në karrierë. Ajo të shtunën e luajti ndeshjen e fundit për skuadrën e kategorisë së dytë zvicerane, BSV Stans. Prej muajit të ardhshëm 20-vjeçarja i bashkohet skuadrës së njohur nga Zvicra, Spono Eagles. Synimi i Venerës është që të zë vend në ekipin e parë të Spono Eagles.

Venera e ka nisur karrierën pikërisht te Spono, ku qëndroi katër vite. Në dy vitet e fundit ishte te skuadra Stans, ku kishte paraqitje të mira.

Venera Kafexholli vjet luajti për Kosovën U19 në Evropianin e Divizionit B. Tani është kandidate për vend në Përfaqësuesen A.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se sektorit të…