Shtëpia më e hollë në botë quhet “Nga inati”

16 tetor 2019 | 12:22

Beiruti, kryeqyteti i Libanit, është një nga vendet që po e vuan mungesën e tokave dhe rritjen e popullsisë, por kjo ndërtesë ka një arsye tjetër që ka atë formë. Kjo shtëpi është katër metra te pika më e gjerë dhe më pak se një metër te pika më e ngushtë e saj. Shtëpia quhet “Nga inati” dhe njihet nga banorët prej shtatë dekadash. Ndërtesa u ngrit në vitet 1950 si pasojë e një sherri mes dy vëllezërve. Ata nuk u morën dot vesh se si do ta ndanin tokën e trashëguar dhe, veç kësaj, ndërtimet e bashkisë ia zvogëluan pronën edhe më shumë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tetëvjeçar kapi një peshkaqen tigër 314 kilogramë gjatë një…