Shtesat për fëmijë, ministri Murati ka një njoftim të rëndësishëm

23 qershor 2022 | 14:05

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se nga muaji i ardhshëm do të fillojë zgjerimi i shtesave për fëmijë.

Tash për tash fëmijët e lindur pas vitit 2015 i marrin nga 10 euro në muaj, ndërsa ata që lindin gjatë kësaj kohë për dy vjet rresht marrin nga 20 euro.

“Nga muaji i ardhshëm do të vazhdojë zgjerimi i shtesave për fëmijët”, ka thënë Murati gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës, të enjten.

Pos këtij lajmi, ai i ka cilësuar “demagogë” deputetët e opozitës për shkak të Projektligjit për tërheqjen e mjeteve të Trustit.

Po ashtu, Murati ka thënë se i kanë ndihmuar qytetarët përmes Pakos për Ringjalljen Ekonomike.

Më tutje, ai ka shtuar se sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), rritja ekonomike për tre muajt e parë të këtij viti është gati 5 për qind.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lajmin e hidhur e bëri të ditur bashkëshorti i saj,…