Shtetasit e Kosovës që kthehen në Zvicër do të hyjnë në vetizolim

02 korrik 20:58

Kosova është përfshirë në listën e vendeve me rrezik të lartë për koronavirus nga autoritetet e Zvicrës. Kjo nënkupton që kushdo që shkon nga Kosova në Zvicër, i nënshtrohet masës së vetizolimit prej dhjetë ditësh.

Sipas autoriteteve zvicerane, masa ka hyrë në fuqi për të parandaluar një valë të dytë të koronavirusit në shtetin që ditëve të fundit ka parë rritje të konsiderueshme të rasteve të reja.

Vendimi po ashtu thekson se punëdhënësit nuk janë të obliguar të vazhdojnë të paguajnë ata që janë të detyruar të vetizolohen pas pushimeve.

Pos Kosovës, në këtë listë nga Ballkani janë përfshirë edhe Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Lista përfshin 29 shtete.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
LDK-ja në koalicion me AAK-në, Nismën Socialdemokrate dhe minoritetet deri…