Shtetet e Quintit për takimin e sotëm LV-LDK: Ne nuk do të ndërmjetësojmë

28 janar 2020 | 13:29

Shtetet e Quintit i kanë quajtur spekulime paralajmërimet e Lëvizjes Vetëvendosjes në lidhje me pjesëmarrjen e tyre në takimin ndërmjet LDK-së dhe LV-së.

Në një komunikatë të përbashkët për medie shtetet e Quintit edhe njëherë sqarojnë qëndrimin e tyre në lidhje me procesin e formimit të qeverisë së Kosovës.

Këto shtete konsiderojnë se nuk përkrahin asnjë parti apo kandidat, kushdo qoftë ai.

Kjo është komunikata e plotë:

Në prag të spekulimeve të fundit, ne do të donim të sqaronim qëndrimin tonë në lidhje me procesin e formimit të qeverisë në Kosovë. Siç është cekur në deklaratën tonë të 30 gushtit 2019,

Ne përfaqësojmë shtetet që janë thellësisht të përkushtuara ndaj Kosovës demokratike dhe të pavarur. Çdo sugjerim se qeveritë tona përkrahin ndonjë parti apo kandidat të veçantë në zgjedhje është i pasaktë… përgjegjësia për të ardhmen e Kosovës, për udhëheqësit e Kosovës, dhe për vetë Kosovën, është vetëm e juaja, e popullit të Kosovës. Ne nuk do të ndërmjetësojmë. Ne i inkurajojmë të gjithë aktorët politikë në Kosovë që të përqëndrohen në aspiratat e popullit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendimi për të lënë duhanin nuk ka qenë asnjëherë i…