Shteti bën marrëveshje me 39 organizata, 1.7 milion euro për 34 mijë pako ushqimore

29 prill 2022 | 16:33

Hekuran Murati, ministër i Financave, ka njoftuar se kanë nënshkruar marrëveshje me 39 organizata që bëjë shpërndarje të ndihmave humanitare për t’i mbështetur familjet në nevojë.

Murati ka njoftuar se në kuadër të kësaj mase pritet që të shpërndahen 34 mijë pako ushqimore në vlerë prej 1.7 milion euro.

“Në kuadër të masave që kemi pasur për të mbështetur familjet dhe ata që po kalojnë në kohë të vështira ku kemi rritje të çmimeve, sot gjatë ditës kemi nënshkruar marrëveshjen me 39 organizata apo shoqata që kryesisht si veprimtari kanë edhe shpërndarjen e pakove ushqimore. Në kuadër të kësaj ka qenë masa 3.4 për të cilën kemi bërë shpalljen dhe janë kualifikuar këto organizata, ku gjithsej pritet që të shpërndahen 34 mijë pako ushqimore në vlerë 1.7 milionë euro”, ka thënë Murati të premten në një konferencë për media.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur sot…