Shteti i këngëtares së njohur sot shpalli pavarësinë e saj

30 nëntor 2021 | 12:11

Kjo është këngëtarja e famshme që vjen nga shteti që sot shpalli pavarësinë

Me një ceremoni për dorëzimin e pushtetit të hënën në mesnatë, Barbadosi u bë republika më e re në botë.

Këngëtarja e famshme, Rihanna mori pjesë në këtë ceremoni, teksa u shpall “Heroinë Kombëtare” nga kryeministri gjatë festimeve.

Në ceremoni ishte i pranishëm Princi Charles. “Krijimi i kësaj republike ofron një fillim të ri. Nga ditët më të errëta të së kaluarës sonë dhe mizorisë së tmerrshme të skllavërisë, që e njollos gjithmonë historinë tonë, njerëzit e këtij ishulli e shtruan rrugën e tyre me guxim të jashtëzakonshëm”, tha ai.

Pasi vitin e kaluar e kishte publikuar vendimin për t’i ndërprerë lidhjet me monarkinë britanike vitin e kaluar, Kryeministrja e Barbadosit, Mia Mottley, e cila e udhëhoqi ceremoninë, tha se ka ardhur koha që Barbadosi ta lërë plotësisht prapa të kaluarën koloniale.

Barbadosi është një ishull i vogël që shtrihet në lindje të Karaibeve dhe në veri të Amerikës Jugore, jo shumë larg Venezuelës. Një nivel të caktuar të sovranitetit e ka pasur që nga viti 1966, kur edhe është anëtarësuar në Kombet e Bashkuara.

Ishulli ka sipërfaqe prej 439 kilometrash katrorë dhe sipas vlerësimit të vitit 2019, ka rreth 287 mijë banorë. Shumica e popullsisë kanë prejardhje afrikane. Barbadosi njihet si destinacion i popullarizuar turistik.

NEW YORK, NEW YORK – FEBRUARY 07: Robyn Rihanna Fenty and Linda Fargo celebrate the launch of FENTY at Bergdorf Goodman at Bergdorf Goodman on February 07, 2020 in New York City. (Photo by Dimitrios Kambouris/Getty Images for Bergdorf Goodman)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ministrinë e Mbrojtjes sot është bërë pranim dorëzimi i…