Shteti pa departament për kyçjen e diasporës në politikë, subjektet politike alternativa e vetme

23 tetor 2019 | 19:52

Bekim Brestovci

Kur flitet për diasporën, zakonisht flitet për pjesën e popullatës së Kosovës e cila gjatë viteve të ’70-ta lëvizi në drejtim të shteteve të perëndimit për një marrdhënie pune, por flitet edhe për të ikurit si të përndjekur politik si dhe për të dëbuarit e luftës të viteve ’90-ta.

Disi krijohet përshtypja që pjesëa më e madhe e Diasporës shqiptare, përfshirë ata të përndjekurit dhe të ikurit në Turqi, duke filluar që nga viti 1912, per të vazhduar pastaj me konventen Jugosllavo-Turke të vitit 1938, e po ashtu duke vazhduar me ijken dhunshme masive të viteve 50-ta, janë harruar fare dhe askush as që flet e as nuk merret me ta.

Diaspora kosovare në tërësi e shtrirë në të katër anët e rruzullit tokësor është më e madhe se sa vet popullata rezidente e Kosovës, andaj edhe çasja e shtetit ndaj Diasporës duhet të jetë shumë më racionale dhe më favorizuese.

Diaspora në Kosovë deri më tani përdoret vetëm si term e që në esencë nënkupton një „farë të humbur“, por nuk është një status i njohur me ligjet dhe me kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Duke u nisur nga fakti që një pjesë e madhe e bashkëkombasve tanë të cilët quhen Diasporë, tanimë nuk posedojnë shtetësinë e Republikës së Kosovës, ata në aspektin de-jure, në shtetin e origjinës janë të huaj dhe nuk gëzojnë asnjë të drejtë më shumë se sa çdo i huaj tjetër i çfardo nacionaliteti tjetër.

Andaj, shteti i Kosovës duhet të miratoj një ligj të veçant për njohjen e statusit të Diasporës, për të gjithë ata që tanimë kanë humbur shtetësinë e Kosovës por që mund ta dëshmojnë origjinën e tyre së paku në tri gjenerata.

Njohja ligjore dhe kushtetuese e satatusit të Diasporës do duhej të kishte si dokument identifikimi kartelën e Diasporës, e cila në momentin kur pjestari i Diasporës të gjindej në territorin e Kosovës do i krijonte mundësinë e tretmanit të njejtë sikurse që ka shtetasi i Republikës së Kosovës, duke përfshi këtu edhe të drejtën e votës.

Kjo gjë tanimë paraqet një domosdoshmëri por edhe një obligim shtetëror, që pjesën e popullatës e cila dha kontribut të jashtëzakonshëm në çlirimin dhe ndërtimin e shtetit, të mos e kemi juridikisht të huaj në vendin e tyre të origjinës.

Një çështje tjetër e rëndësishme përveq rëndësisë së madhe që Diaspora luan në zhvillimin ekonomik të vendit është krijimi i mundësive për përfshirjen e pjestarëve nga Diaspora në jetën aktive politike dhe institucionale, si dhe në krijimin e politikave në Kosovë.

Ne tani më e dimë që mundësinë për krijimin e vendeve të rezervuara në Parlamentin e Republikës së Kosovës nuk e jep kushtetuta e RKS, por edhe po të ekzistonte një mundësi e tillë kushtetuese, Diaspora nuk ka as edhe një mekanizëm organizativ përmes së cilit do i propozonte kandidatët e sajë për Deputet të RKS.

Diaspora nuk ka këshillin e Diasporës me një përfshirje të nivelit global siç do duhej të ishte, e njëherit Diaspora nuk është një zonë e veçant zgjedhore e cila do e lehtësonte zgjedhjen e deputetëve nga Diaspora.

Andaj e vetmja mundesi për kyqjen e Diasporës në jetën aktive politike dhe institucionale në Kosovë është përmes partive politike ekzistente në Kosovë.

Partitë politike në Kosovë, duhet të krijojnë departamentet e veqanta për Diasporën dhe njëkohësisht për pjestarët e këti departamenti të ofrojnë vende të rezervuara në strukturat drejtuese të Partisë , në listat zgjedhore për deputet dhe asambleist si dhe vende të rezervuara në digastere të ndryshme të Ministrive të shtetit.

Vetëm në këtë formë do mund të krijonim një  mundesi të mirë të një çasjeje aktive të Diasporës në politikën dhe institucionet e shtetit.

Një shembull i mirë në përmbushjen e kësaj kërkese të Diasporës është NISMA SOCIALDEMOKRATE, shembull ky të cilin do duhej ta ndiqnin edhe partitë tjera politike në Republikën e Kosovës.

(Fragment i shkeputura nga diskutimet me qytetarët në fushatën zgjedhore)

B.B || 23.10.2019 ||

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, përmes një postimi në llogarinë…