Shtohen tensionet, SHBA-ja refuzon ofensivën turke në Sirinë Veriore

14 mars 2019 | 14:19

Shtetet e Bashkuara nuk po diskutojnë një ofensivë turke në Sirinë verilindore me Turqinë dhe beson se një operacion i tillë nuk do të ishte i nevojshëm për të trajtuar shqetësimet e sigurisë së Ankarasë, ka thënë një zyrtar i SHBA-së  për “Reuters”, duke hedhur poshtë raportet e medias për të kundërtën.

Një zyrtar i mbrojtjes turke, u citua të martën nga media shtetërore turke duke thënë se Ankaraja po diskutonte me Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë një ofensivë të mundshme në një rajon të Sirisë verilindore të kontrolluar nga luftëtarët e udhëhequr nga kurdët. “Turqia po diskuton me Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara një ofensivë të mundshme ushtarake në një rajon të Sirisë verilindore, të kontrolluar nga luftëtarët kurdë”, u citua të thoshte zëdhënësja e ministrisë së Mbrojtjes në Turqi.

Ushtria amerikane ka mbështetur forcat kurde të udhëhequra atje, të cilët po luftojnë me mbetjet e kalifatit të deklaruar nga shteti islamik në Irak dhe Siri në vitin 2014. Megjithatë, Turqia i konsideron luftëtarët kurdë të YPG si terroristë dhe ka kërcënuar vazhdimisht për të nisur operacione kundër tyre./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fadil Maloku 1. Opozita (LDK-ja dhe LV-ja, por jo edhe…