Shtuni: Kosova dhe Bosnja, të cenueshme nga radikalizimi

04 mars 2024 | 13:48

Në dritën e konfliktit në Gazë, Adrian Shtuni, ekspert i sigurisë, paralajmëron për ndikimin e tij në Ballkanin Perëndimor, sidomos në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë.

Ai ka thënë se polarizimi social dhe politik që ekziston në këto dy vende, mund të çojë në radikalizëm dhe dhunë politike.

“Normalizimi i marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërshtetërore kudo në Ballkan, e veçanërisht ndërmjet Kosovës e Serbisë, është shumë i rëndësishëm”, ka thënë Shtuni, studiues i radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, në një intervistë dhënë “Radios Evropa e Lirë”.

Ai ka thënë se Kosova “ka mësuar shumë nga përvoja me luftëtarët e huaj që shkuan në Siri e Irak”, por ka theksuar se rreziku për rekrutime të reja në Lindjen e Mesme vazhdon ende.

Shtuni, javë më parë, publikoi edhe një analizë të veten për konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit – grup i shpallur terrorist nga ShBA-ja dhe fuqi të tjera – dhe implikimet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja U18 e Kosovës në hendboll është kthyer nga Tashkenti…