Shtyhet deri në qershor pezullimi i Ligjit për pagat

31 mars 2020 | 15:37

Gjykata Kushtetuese ka vazhduar masën e përkohshme për pezullimin e Ligjit për pagat.

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pezullimi i këtij ligji do të vazhdojë deri më 30 qershor.

Në dokumentin që e ka siguruar gazeta “Shneta” ku Kushtetuesja e ka njoftuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti për këtë vendim, ku  është thënë se “Gjykata Kushtetuese, sot më 30 mars 2020, njëzëri ka vendosur për vazhdimin e masës së përkohshme në rastin KO219/19 të parashtruar nga Avokati i Popullit, z. Hilmi Jashari. Masa e përkohshme është vazhduar deri më 30 qershor 2020”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti…